TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skena paniku të dielën në mëngjes në qendrën tregtare Northland në Preston, Melbourne, Australi, pas një sulmi me thikë që rezultoi në plagosjen e deri në katër personave, sipas raportimeve fillestare.
Autoritetet menjëherë shkuan në vendngjarje, ndërsa qendra tregtare u bllokua nga forca të forta policie.
Sipas mediave australiane, një person është arrestuar tashmë si i dyshuar për sulmin, ndërsa autoritetet janë duke kërkuar dy persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Gjendja e të plagosurve nuk dihet ende, ndërsa policia nuk ka konfirmuar nëse ky ishte një sulm i synuar apo i rastësishëm.