BOTA, 17 Janar 2022, 14:15

Sulm me dronë në Abu Dhabi, tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur

Sulm me dronë në Abu Dhabi, tre të vdekur dhe gjashtë

Një sulm i dyshuar me dronë nga rebelët Houthi të Jemenit që synonte një cisternë të naftës në Abu Dhabi shkaktoi tre viktima dhe gjashtë të plagosur, sipas një deklarate të policisë.

Viktimat janë dy shtetas indianë dhe një pakistanez, ndërsa të plagosurit kanë marrë lëndime të lehta.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë në luftë me Jemenin që nga fillimi i vitit 2015 dhe kanë qenë një anëtar kyç i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që nisi sulmet kundër Houthis pasi grupi pushtoi kryeqytetin e Jemenit dhe rrëzoi qeverinë e mbështetur ndërkombëtarisht.