TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, e përshkroi Hamasin si një organizatë terroriste dhe theksoi se ushtria izraelite po “mbronte veten” gjatë gjithë konfliktit.
Në një konferencë për shtyp në Izrael, Vance deklaroi gjithashtu se ka “shumë punë për t’u bërë” dhe se do të duhet kohë për të përfunduar përpjekjet, ndërsa falënderoi qeverinë izraelite për bashkëpunimin e saj.
Gjithashtu Vance përsëriti kërcënimin e presidentit Trump për Hamasin për ta eliminuar në rast se nuk respekton marrëveshjen e paqes me Izraelin.
Vance vuri në dukje se plani i paqes do kërkon kohë për të funksionuar dhe argumentoi se nuk mund të zbatohet “brenda një jave”. Ai tha gjithashtu se shumë vende të Gjirit duan “marrëdhënie të normalizuara” me Izraelin, duke shtuar se nëse plani ka sukses, “do të shkaktojë reaksione zinxhir të paqes në të gjithë rajonin”.