TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas gjerman është dënuar me dhjetë vjet burgim nga një gjykatë në Dyseldorf më 26 nëntor pasi u shpall fajtor për torturim të një të burgosuri në Manbij të Sirisë.
I burgosuri ishte torturuar deri në vdekje brenda një burgu në Siri që udhëhiqej nga grupi militant Shteti Islamik (IS), pjesë e të cilit ishte shtetasi gjerman.
Gjermani, i identifikuar vetëm si Nils D, 31-vjeçar, po ashtu u dënua edhe për krime lufte. Ai u dënua nga e njëjta gjykatë edhe për anëtarësim në grupin militant, Shteti Islamik në vitin 2016 dhe për këtë mori dënim të ndarë prej katër vjetësh e gjysmë burgim.
Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për shtetasin gjerman nën akuzën për vrasje.
Pas dënimit të shqiptuar nga gjykata e Dyseldorfit ndaj tij, shumë ish-të burgosur të tjerë në Siri, dëshmuan para autoriteteve gjermane se Nils D kishte torturuar njerëz të burgosur në Manbij./REL