TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia ka dalë hapur kundër aneksimit të Gazës nga Izraeli. Ka qenë vetë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ajo që ka deklaruar se nuk do ta mbështesë pushtimin e qytetit.
“Reagimi i Izraelit është padyshim joproporcional, një situatë që vetëm mund të përkeqësohet me pushtimin e Qytetit të Gazës, një zgjedhje që Italia nuk mund ta mbështesë”, tha kryeministrja Giorgia Meloni.
“Terroristët e Hamasit ende refuzojnë të lirojnë pengjet”, shtoi ajo. “Ne po përpiqemi të ndërtojmë paqen me përgjigje, jo vetëm me slogane.”
Ndërkohë ka reaguar vetë Hamasi: “Ne nuk kemi frikë nga Trump kur thotë se do të na hapë portat e ferrit. Ne nuk marrim udhëzime prej tij se si t’i trajtojmë pengjet e armikut. Ne i trajtojmë ata sipas vlerave dhe fesë sonë”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Razi Hamed, duke u shfaqur në Al Jazeera pasi u shënjestrua nga IDF në Katar.
“Kushdo që dëshiron të lirojë pengjet duhet t’i urdhërojë Netanyahut të lidhë një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve dhe të ndalojë luftën”, tha ai.