BOTA, 10 Qershor 2023, 15:56

Irlanda mbyll ambasadën në Moskë, Rusia s’e fsheh zemërimin: Ka shkatërruar bashkëpunimin dypalësh

Irlanda mbyll ambasadën në Moskë, Rusia s’e fsheh

Mbyllja e ambasadës së Irlandës në Moskë, ka sjellë ‘zemërimin’ e Rusisë. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Irlandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë ka shkatërruar bashkëpunimin dypalësh.

Irlanda tha dje se aktivitetet do të pezullohen nga 1 gushti për shkak të një niveli të ulët të marrëdhënieve tregtare, kulturore dhe politike midis vendeve, duke shtuar se i kishte kërkuar Rusisë të zvogëlonte aktivitetet e saj diplomatike në kryeqytetin islandez, Reikjavik.

“Vendimi i marrë nga autoritetet islandeze për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë shkatërron të gjithë gamën e bashkëpunimit ruso-islandez”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë. Kur shpalli vendimin e saj, Irlanda, tha se marrëdhëniet diplomatike nuk ishin ndërprerë dhe se ambasada do të rihapet sapo të normalizohen marrëdhëniet.