BOTA, 10 Qershor 2023, 15:32

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë marrin peng hotelin dhe vrasin me armë zjarri 9 persona

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë marrin peng hotelin

Të paktën 9 persona janë vrarë në një sulm terrorist sot në Somal. Mësohet se militantët e al-Shabab kanë kryer sulm në hotelin Palm Beach në Mogadishu.

Forcat e sigurisë arritën të shpëtojnë 80 persona pas një rrethimi gjashtë orësh të premten në mbrëma. Tre pjesëtarë të forcave të sigurisë nuk arritën t’i shpëtojnë operacionit të shpëtimit. Të pranishmit kanë përshkruar momentin e sulmit. Të gjithë sulmuesit u vranë gjatë përplasjes me armë zjarri me oficerët e policisë.

Sulmi në hotelin Pearl Beach vjen disa javë pasi militantët e al-Shabab vranë dhjetëra ushtarë nga Uganda, të cilët ishin pjesë e një misioni paqeruajtës të Bashkimit Afrikan, 110 km në jug të kryeqytetit në rajonin e ulët Shabelle.