BOTA, 27 Qershor 2025, 21:27

“Më bëj një nder: Unë do merrem me Iranin, ti më ndihmo me Rusinë”, Trump zbulon para mediave telefonatën me Putin

“Më bëj një nder: Unë do merrem me Iranin, ti më

Gjatë konferencës për mediat në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA, Donald Trump ka zbuluar detaje nga biseda telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Trump tha se mendon që diçka do të ndodhë në luftën e Rusisë në Ukrainë që do ta “zgjidhë” atë, duke përmendur telefonatën e tij të fundit me Vladimir Putinin.

“Po punojmë për këtë çështje. Presidenti Putin më telefonoi dhe tha: ‘Do të doja shumë t’ju ndihmoja me Iranin.

Unë thashë: ‘Më bëj një nder, unë do të merrem me Iranin. Më ndihmo me Rusinë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje’. Dhe mendoj se diçka do të ndodhë atje.”