BOTA, 7 Maj 2022, 18:17

I theu krahun të moshuarës teksa po e arrestonte, dënohët me 5 vite burg polici

I theu krahun të moshuarës teksa po e arrestonte, dënohët me

Një ish-oficer është dënuar me pesë vite burgim, për arrestimin me dhunë të një 73-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor.

Gjatë arrestimit barbar polici i theu krahun të moshuarës. Ngjarja ka ndodhur në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

73-vjeçarja Karen Garner kishte shkuar në një supermarket në Lowland, Kolorado (SHBA perëndimore) në qershor të 2020-ës, ku bleu disa artikuj me vlerë 14 dollarë.

Por, sipas avokatit të saj, ajo ka harruar të paguajë për shkak të demencës, diçka që ka shtyrë punonjësit e dyqanit të thërrasin policinë, edhe pse i kishin marrë artikujt nga e moshuara.

Pikërisht në trotuar, oficeri Austin Hope arrestoi në mënyrë të dhunshme të moshuarën, e cila po shkonte për në shtëpi.

Kur ajo nuk pranoi t’i bindej urdhrave të tij, polici e hodhi përtokë dhe e arrestoi në mënyrë barbare.

Video e arrestimit barbar, e regjistruar nga kamera e punonjësit të policisë, shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale. Pas publikimit të videos polici Austin Hope dha dorëheqjen, raportojnë mediet e huaja.

Gjatë gjyqit të tij, ish-oficeri i policisë pranoi sulmin ndaj 73-vjeçarit dhe i kërkoi falje familjes së të moshuarës, duke thënë se ndihet i turpëruar nga verimi i tij.