TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse jashtëzakonisht efektiv në goditje, RKG-3 kërkonte afërsi gati vetëvrasëse me automjetet e armikut dhe kur armët sovjetike kundër tankeve si RPG-7 nisën të përdoren në vitet 1960, luftëtarët ishin në gjendje të godisnin armatimin e armikut nga qindra metra larg. RKG-3 i rrezikshëm, i hedhur me dorë, u bë kryesisht i vjetruar.
Pavarësisht se granata ishte fokusi i një skene të famshme në filmin “American Sniper” të vitit 2014, RKG-3 është përdorur rrallë në konfliktet e fundit.
Arma u shfaq për herë të fundit në lajme në vitin 2006, kur atë nisën ta përdornin militantët e Al-Kaidës kundër automjeteve ushtarake të SHBA-së në Irak — sulme që nxorën në pah rreziqet kolaterale të armës.
Edhe pse forcat ruse posedojnë teknologji për bllokimin e kontrolleve të dronëve, videot e publikuara nga Aerorozvidka tregojnë se në disa raste, pilotët e dronëve kanë mundur të shkatërrojnë automjete me vlerë të paktën qindra mijëra dollarë me eksplozivë që vlerësohet të kushtojnë më pak se 100 dollarë.
Zhvillimi i ri në luftën me dronë me kosto të ulët, mund të përbëjë problem në rritje për armatimin rus të dislokuar pranë pozicioneve ukrainase./REL