TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Putini po përpiqet të “shtrembërojë historinë” në prag të festimeve për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, “për të justifikuar luftën e tij të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës”.
“Derisa lufta shpërthen përsëri në Evropë, ne duhet të rrisim vendosmërinë tonë për t’ju rezistuar atyre që tani kërkojnë të manipulojnë kujtesën historike në mënyrë që të avancojnë ambiciet e tyre”, tha Blinken në një deklaratë për 77-vjetorin e fitores mbi nazistët.
“Derisa përkujtojmë fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, ne kemi një detyrë të shenjtë ndaj të rënëve: të flasim të vërtetën për të kaluarën dhe të mbështesim të gjithë ata që në kohën tonë ngrihen për lirinë”, u shpreh Blinken.
Kujtojmë se rusët festojnë fitoren ndaj Gjermanisë naziste më 9 maj, ditë e cila është quajtur dhe si “Dita e Evropës” dhe festohet gjithashtu në të gjithë Bashkimin Evropian.