BOTA, 20 Nëntor 2022, 23:17

Sulmi me armë zjarri në SHBA, Biden: Nuk duhet të tolerojmë urrejtjen

Sulmi me armë zjarri në SHBA, Biden: Nuk duhet të tolerojmë

“Nuk mund dhe nuk duhet të tolerojmë urrejtjen”, tha presidenti amerikan Joe Biden në deklaratën e tij në reagimin për sulmin me armë zjarri në një lokal të komunitetit LGBTQI+ në Kolorado, ku mbetën të vrarë pesë persona, ndërsa 18 të tjerë të plagosur.

“Për momentin nuk ka asnjë motiv të qartë për këtë sulm, por ne e dimë se komuniteti LGBTQI+ ka qenë objektivi i dhunës së neveritshme të nxitur nga urrejtja homoesekualëve,” tha presidenti amerikan në deklaratën e tij, duke bërë thirrje për më shumë punë në kuadrin e ligjit për mbajtjen e armëve në shtëpi.

Autori i sulmit të përgjakshëm është një 22-vjeçar, i cili është arrestuar.

“Në zonë janë gjetur të paktën dy armë zjarri. Po punohet për identifikimin e armëve, por jam në gjendje të konfirmoj se i autori i dyshuar ka përdorur pushkë”, tha Policia e Shtetit të Kolorados.

Gjatë një konference për shtyp, autoritetet nuk konfirmuan menjëherë nëse Anderson Lee Aldrick veproi i vetëm.

Ata gjithashtu nuk kanë dhënë asnjë informacion për motivin e mundshëm të sulmuesit.


FBI është thirrur nga policia lokale për të ndihmuar në hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.