BOTA, 20 Nëntor 2022, 18:32

Krimet e ushtarëve rusë në Ukrainë, Kievi nis rreth 45 mijë procedime penale

Krimet e ushtarëve rusë në Ukrainë, Kievi nis rreth 45

Ukraina ka bërë me dije se janë nisur rreth 45,000 procedime penale për krimet e kryera nga ushtarakët rusë gjatë pushtimit të Ukrainës.

Policia Kombëtare e Ukrainës, tha se hetuesit kishin nisur gjithsej 44,662 procedime, ndërsa ka deklaruar se janë 47 zona ku forcat ruse akuzohen për tortura dhe dhunë ndaj qytetarëve, përfshirë Kievin, Kharkivin, Donetskun dhe Khersonin.

Kujtojmë se fakte të krimeve të luftës të kryera nga ushtarët rusë, janë zbuluar në shumicën e qyteteve të pushtuara e më pas të çliruara nga forcat vendase, duke nisur nga Bucha që ishte qyteti që u kthye në ikonë e tmerreve të përjetuara nga ukrainasit, e deri në Kherson, qytetin e fundit të madh të çliruar nga trupat e Zelenskyt.