BOTA, 7 Dhjetor 2023, 18:39

“Historia do na gjykojë nëse i kthejmë shpinën Ukrainës”, Biden apel Kongresit për miratimin e fondeve: Nuk mund ta lejojmë Putinin të fitojë

“Historia do na gjykojë nëse i kthejmë shpinën

Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje edhe një herë Kongresit që të qëndrojë me popullin e Ukrainës, duke theksuar: “Nuk mund ta lejojmë Putinin të fitojë”.

Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë, presidenti amerikan i bëri një apel Kongresit për të miratuar kërkesën për financim për Ukrainën përpara se të fillonte pushimi i festave.

Republikanët në Senatin e SHBA bllokuan paketën prej 87.3 miliardë dollarësh, e cila përfshinte 61 miliardë dollarë për Ukrainën. Partia po këmbëngul që çdo ndihmë për Ukrainën të lidhet me reformat e emigracionit dhe azilit në SHBA.

“Nëse tërhiqemi tani, kjo vetëm do të inkurajojë agresorët e tjerë të botës, historia do të na gjykojë nëse i kthejmë shpinën lirisë së Ukrainës”, theksoi Biden.