BOTA, 6 Dhjetor 2023, 22:37

Sulm me armë në Las Vegas, dyshohet për disa viktima

Sulm me armë në Las Vegas, dyshohet për disa viktima

Të shtëna me armë janë raportuar në Las Vegas, në kampusin e Universitetit të Nevadës. BBC shkruan se dyshohet për disa viktima.

Një person është gjetur pajetë dhe dyshohet se është autori i sulmit.

Autoritetet kanë vendosur perimetrin e sigurisë. Forca të shumta policia kanë rrethuar godinën. Ndërsa një helikopter është vendosur në dispozicion duke mbikëqyrur zonën.