BOTA, 6 Dhjetor 2023, 14:45

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tregon dramën: Situata në Gaza, apokaliptike

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tregon dramën:

Situata në Gaza është “apokaliptike” dhe ekziston një “rrezik i shtuar” për kryerjen e krimeve mizore”. Ishte ky paralajmërimi i shefit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. 

Duke folur në një konferencë për shtyp në Gjenevë, Volker Turk i kërkoi Izraelit dhe Hamasit që urgjentisht të marrin masa për të ndaluar kryerjen e shkeljeve të tilla, shkruan Sky News. “Kolegët e mi e kanë përshkruar situatën si apokaliptike. Në këto rrethana, ekziston një rrezik i rritur i krimeve mizore.”, tha Turk.

Ai është pyetur gjithashtu për heqjen e vizave nga Izraeli për disa zyrtarë të OKB-së dhe ndikimin që ka në hetimin e veprave të tilla. Turk theksoi se është më e lehtë për OKB-në të hetojë krimet pasi “pluhuri të qetësohet” dhe gjithmonë do të ketë “mungesë bashkëpunimi” nga disa palë.