BOTA, 3 Korrik 2022, 19:30

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Danimarkë, raportohet për viktima

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare

Disa persona janë qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin danez, Kopenhagë, thotë policia.

Oficerët e armatosur u dërguan në qendrën tregtare të Field, në jug të qytetit. Nuk është e qartë se sa njerëz mund të jenë vrarë apo plagosur.

Të gjitha rrugët atje dhe linja e metrosë që e lidh atë me qendrën e qytetit janë mbyllur dhe ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje.

Policia më vonë tha se një i dyshuar ishte arrestuar, por nuk dha detaje.