TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën gjashtë persona humbën jetën në Itali, si pasojë e shkëputjes së një masivi akulli në malin e Marmoladas, në Dolomite.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, gjashtë trupa janë nxjerrë nga akulli deri në këto momente, gjashtë persona të tjerë janë lënduar, ndërkohë që raportohet dhe shumë të tjerë të humbur. Operacionet e kërkimit vijojnë me intensitet, ndërkohë që në zonë janë dërguar dhe pesë helikopterë për të transportuar të lënduarit.
Dëshmitarët bëjnë me dije se dëgjuan një zhurmë të fuqishme në fillim, e cila u pasua nga rrëshqitja me shpejtësi e masivit të akullit, që nuk iu la kohë shumë personave të largoheshin. Situata është ende e rrezikshme, pasi ekziston mundësia që nga mali më i lartë i Dolomiteve të shkëputen dhe sasi të tjera akulli.