TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një polak është deklaruar i pafajshëm për goditjen me grusht të kryeministres së Danimarkës, duke thënë se ai ishte shumë i dehur për të kujtuar incidentin.
“Unë jam duke qëndruar ballë për ballë me zonjën kryeministre, [atëherë] nuk më kujtohet asgjë tjetër derisa u arrestova”, tha ai, cituar nga agjencia e lajmeve AFP.
Frederiksen, e cila u godit me grusht në shpatull, mundi të largohej nga vendi i ngjarjes pa ndihmë.
Ajo tha në atë moment se ishte “tronditur” nga ngjarja, por ishte “mirë”. Kryeministrja u dërgua në spital për një kontroll dhe më pas u tërhoq nga dita e fundit e fushatës për zgjedhjet europiane. Ajo nuk do të thirret si dëshmitare në gjyq.
Por një nga truprojat e saj ka dëshmuar, duke thënë se burri i është afruar në një rrugë të frekuentuar, i ka thënë diçka të pakuptueshme dhe i ka dhënë “një grusht të fortë në shpatull”.
Frederiksen, 46 vjeçe, është udhëheqëse e Social Demokratëve të Danimarkës, partia më e madhe në qeverinë e koalicionit të Danimarkës.
Ajo mori detyrën në vitin 2019, duke e bërë atë kryeministren më të re në historinë daneze.