BOTA, 23 Maj 2025, 15:06

Goditje ndaj “botës ruse”/ Moldavia prish marrëveshjen kulturore me Rusinë

Goditje ndaj “botës ruse”/ Moldavia prish marrëveshjen

Kishinau anulon një marrëveshje të vitit 1998 mbi qendrat kulturore, e përdorur dikur nga Kremlini për të përhapur propagandë nën maskën e “kulturës”.

Autoritetet thonë se marrëveshja është bërë një kanal për dezinformim dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Moldavia nuk ka një qendër kulturore në Rusi — aq sa për “shkëmbim të barabartë”.

Në fakt, Kishinau mbylli Qendrën Kulturore Rusei qysh në muajin shkurt, kur disa dronë rusë u rrëzuan në territorin eMoldavisë.