BOTA, 22 Maj 2025, 10:31

VIDEO/ “Ishin në lule të rinisë”, dy viktimat izraelite në SHBA do të fejoheshin javën e ardhshme. Kishin blerë unazat

VIDEO/ “Ishin në lule të rinisë”, dy viktimat

Ambasada e Izraelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës publikoi foton e dy punonjësve të saj, Yaron dhe Sarah, që mbetën viktimë e një sulmi me armë në Washington.

“Ishin në lule të rinisë”, thuhej në reagimin e ambasadës e cila shtoi se “një terrorist i qëlloi dhe i vrau teksa dilnin nga një event” në muzeun hebraik në kryeqytetin amerikan.

Autoritetet amerikane arrestuan një 30-vjeçar nga Chicago në lidhje me ngjarjen. Në momentin që u kap, Elias Rodriguez u filmua duke thërritur: Liri, liri për Palestinën.

Ai bleu unazën këtë javë për t’i propozuar të dashurës javën e ardhshme në Jerusalem. Ishin çift i bukur”, tha ai.

Pas vrasjes kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu udhëzoi misionet jashtë vendit që të shtojnë masat e sigurisë.