TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Izraelit “do të mbetet nën vëzhgim mjekësor në departamentin e kardiologjisë”, njoftoi Spitali Sheba.
Ministri i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministri Yariv Levin do ta zëvendësojnë atë gjatë shtrimit në spital.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është në një gjendje “të mirë”, njoftoi Spitali Sheba, pas një operacioni kardiak gjatë natës.
Kryeministri 73-vjeçar i Izraelit u shtrua në spital për të vendosur një stimulues kardiak një javë pasi u dërgua me urgjencë në të njëjtën qendër shëndetësore.
“Ai do të qëndrojë nën vëzhgim mjekësor në repartin e kardiologjisë”, sqaron spitali Semba në njoftimin për shtyp të publikuar.
A statement by Prof. Roy Beinart, Director of the Arrhythmia Institute at Sheba, and Prof. Eyal Nof, Director of the Invasive Electrophysiology Service at Sheba. pic.twitter.com/bLsyPDI7pd
— Sheba Medical Center (@sheba_medical) July 23, 2023
Sipas shërbimeve të kryeministrit izraelit, ai do të zëvendësohej gjatë shtrimit në spital nga “Ministri i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministri Yariv Levin”.
Vetë Netanyahu, duke buzëqeshur, tha në një video të ngarkuar në llogaritë e tij në mediat sociale nga shërbimet e tij se ai priste të dilte “pasdite”.