TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Princi William do të përfaqësojë babanë e tij, mbretin Charles, në varrimin e Papa Françeskut, i cili do të mbahet të shtunën në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan, njoftoi sot Pallati Kensington.
“Princi i Uellsit do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut në emër të Madhërisë së Tij, Mbretit,” thuhet në deklaratën e pallatit.
Uilliam, trashëgimtari i fronit britanik, po vazhdon kështu një traditë moderne të familjes mbretërore britanike. Në vitin 2005, Mbretëresha Elizabeta u përfaqësua nga djali i saj, Charles, në varrimin e Papa Gjon Palit II.
Më herët, shtëpia mbretërore e Spanjës njoftoi për agjencinë franceze të lajmeve AFP se Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Leticia do të marrin pjesë të shtunën në ceremoninë mortore të Papa Françeskut.
“Do ta kujtojmë përkushtimin e tij ndaj më të varfërve, denoncimin e pabarazive, përpjekjen e tij të palëkundur për një botë më të drejtë dhe më të mirë, si dhe për mirësinë dhe ndjenjën e tij të humorit,” u shpreh Mbreti Felipe gjatë një dreke sot në pallat, duke folur për Papa Françeskun.
Mbreti Filip i Belgjikës dhe Mbretëresha Matilda gjithashtu do të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut.