BOTA, 22 Prill 2025, 11:29

Papa Françesku u nda nga jeta/ Nga Trump, Zelensky tek Macron, ja disa nga liderët botërorë që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore

Papa Françesku u nda nga jeta/ Nga Trump, Zelensky tek Macron, ja disa

Presidenti amerikan Donald Trump, ai francez Emmanuel Macron dhe homologu i tyre ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë njoftuar se do të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

"Melania dhe unë do të shkojmë në funeralin e Papa Françeskut në Romë", shkroi në ‘Truth’ presidenti amerikan.
Ndërkohë Macron tha për mediat lokale: Ne do të jemi të pranishëm në funeralin e Papës, siç është e drejtë”.

"Presidenca është në pritje të datës së funeralit të Papës dhe po përgatitet për vizitën e presidentit ukrainas në Romë për t'i dhënë lamtumirën Papës," tha një burim në kushte anonimiteti.