BOTA, 21 Prill 2025, 17:29

Kulla Eiffel do të qëndrojë e fikur sonte në nderim të Papa Françeskut

Kulla Eiffel do të qëndrojë e fikur sonte në nderim të

Në një akt simbolik  Kulla Eiffel do të jetë e fikur sonte për t’i shprehur respektin Papa Françeskut, pas njoftimit  për vdekjen e tij nga Vatikani.

Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, shprehu ngushëllimet e saj dhe nderimin për Papa Françeskun gjatë një deklarate të lëshuar për mediat.

Ajo theksoi se angazhimi i Papa Françeskut për të shtrirë dorën ndaj më të pambrojturve është një pjesë thelbësore e trashëgimisë së tij.

Për më tepër, Hidalgo njoftoi se do të propozojë një vend në Paris që të marrë emrin e Papa Françeskut.

Një iniciativë e tillë do të ndihmojë në ruajtjen e kujtimit të tij dhe do të nxisë qytetarët të vazhdojnë përpjekjet për të promovuar paqen dhe drejtësinë sociale.