TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëron për një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes ekonomike globale në vitin 2025, si pasojë e rritjes së tarifave doganore dhe pasigurisë së thelluar gjeopolitike dhe ekonomike.
Sipas raportit më të ri të FMN-së për perspektivat globale, ekonomia botërore pritet të rritet me vetëm 2.8%, në rënie nga parashikimi i mëparshëm prej 3.3%, shkruan BBC. Rënia më e theksuar vjen për Shtetet e Bashkuara, ku rritja për vitin 2025 pritet të jetë 1.8%, nga 2.7% që parashikohej më parë, ulja më e madhe mes ekonomive të zhvilluara.
Edhe Mbretëria e Bashkuar përballet me një ulje të dukshme, nga 1.6% në 1.1% për të njëjtin vit. FMN ka ulur gjithashtu pritshmëritë për disa nga ekonomitë më të mëdha në zhvillim dhe të përparuara:
Kina, rritja për 2025 u ul në 4%, nga 4.6%, për shkak të politikave më të kujdesshme ekonomike të autoriteteve kineze.
Kanadaja pritet të rritet me 1.4%, në rënie nga 2%, për shkak të pasigurive mbi tarifat dhe tensioneve gjeopolitike.
Meksika përballet me një parashikim të zymtë, nga rritje 1.4% në renie prej -0.3%, duke reflektuar një përkeqësim të ndjeshëm të klimës ekonomike.
Në këtë sfond të errët ekonomik, Spanja dallohet si i vetmi vend i zhvilluar me rritje në parashikimet e FMN-së. Rritja për vitin 2025 është rritur nga 2.3% në 2.5%, falë aktivitetit ekonomik të gjallë që ka pasuar procesin e rindërtimit pas përmbytjeve shkatërruese të vitit të kaluar.