BOTA, 25 Prill 2022, 18:22

Frikë nga lufta, OKB: 45 mijë ukrainas u larguan nga vendi në 24 orët e fundit

Frikë nga lufta, OKB: 45 mijë ukrainas u larguan nga vendi në 24

Më shumë se 45 mijë ukrainas janë larguar nga vendi në 24 orët e fundit, si pasojë e pushtimit rus njofton Agjencia e Kombeve të Bashkuara.

Në total, 5,232,014 njerëz janë larguar nga Ukraina si refugjatë që nga 24 shkurti, sipas UNHCR.

Eksodi masiv është ngadalësuar që nga fillimi i luftës. Që nga fillimi i prillit, më pak se 1.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi, pasi rreth 3.4 milionë u larguan në mars.

Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që kanë ikur jashtë vendit.

Përveç kësaj, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerëson se më shumë se 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës.