TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Emmanuel Macron do të shërbejë për një mandat të dytë si president i Francës. Që prej vitit 2002, asnjë president tjetër francez nuk ishte rizgjedhur në krye të shtetit.
Fitorja e tij ndaj rivales së krahut të djathtë Marine Le Pen me një diferencë relativisht të ndjeshme 58.5% me 41.5%, do të pasohet me një pshehrëtimë lehtësimi në kryeqytetet e aleatëve më të shquar të Francës, veçanërisht në Bruksel.
Ndërsa Macron ishte gjithmonë favorit për të fituar këtë garë, pushtimi rus në Ukrainë për shumë persona theksoi nevojën për unitet perëndimor përballë agresionit nga një person që kërkon ta minojë atë.
Franca është anëtare e NATO-s, BE-së dhe G7-ës. Ajo ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe është një fuqi bërthamore.
Megjithatë, pavarësisht nga përfshirja e saj në këto shtylla të rendit perëndimor, Franca gjithashtu promovon historikisht një politikë të jashtme autonome, që do të thotë se mund të veprojë si ndërmjetëse e ruajtjes së rendit perëndimor.
Lidhjet e mëparshme të Le Pen me Rusinë, pikëpamja jo entuziaste e NATO-s dhe qasja gati armiqësore e BE-së nënkuptonin se fitorja e saj do të ndryshonte jo pak marrëdhëniet mes dy palëve dhe kursin që Franca do të ndiqte në vijim.
Larg fitores mbresëlënëse të Macron në vitin 2017, ku ai mundi Le Pen me lehtësi me 66% të votave, kjo diferencë tani është shumë më e vogël.
Pavarësisht se mposhtja e së djathtës ekstreme për herë të dytë është një fitore e madhe për Macron, aleatët e Francës do të jenë shumë vigjilentë ndaj faktit se gati 42% e votuesve francezë votuan dikë që qëndron kundër asaj që mbështetet nga shumica.
Për NATO-n, pushtimi rus në Ukrainë ka qenë prova e parë reale e unitetit të aleancës në vite.
Bazuar në marrëdhëniet e mëparshme të Le Pen me Putinin dhe përbuzjen për NATO-n, shumë menduan se kjo nuk do të krijonte problem jo vetëm në NATO, por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Vlen gjithashtu të theksohet se edhe pse Putini mund të mos ketë marrë kandidatin e tij të preferuar në Elysee, Le Pen do të mbetet një figurë me ndikim në Francë që gëzon një mbështetje të madhe.
Teksa humbja e saj përkthehet në vazhdim të politikës më armiqësore të Francës ndaj pushtimit të Putinit, Rusia ka ende një përçarës të vlefshëm në një vend kyç evropian, që ka të ngjarë të vazhdojë të shkaktojë përçarje në Francë dhe më gjerë.
Kur bëhet fjalë për BE-në, Macron nuk ka qenë i luhatur për dëshirën e tij që Evropa të bëhet më e fortë dhe më e bashkuar për sa i përket sigurisë dhe politikës së saj të jashtme.
Le Pen, nga ana tjetër, mund të jetë në gjendje të drejtojë grupin e euroskeptikëve që duan të marrin bllokun nga brenda.
Ka një numër të konsiderueshëm të këtyre personave të përfaqësuar tashmë në institucionet e BE-së. Në parlament, partitë e ekstremit të djathtë janë të përfaqësuara në një sërë vendesh.
Ka shtete anëtare të BE-së, veçanërisht Hungaria dhe Polonia, që udhëhiqen nga njerëz, pikëpamja e të cilëve për BE-në është shumë e afërt me atë të Le Pen. Kjo u theksua vitin e kaluar kur ajo iu bashkua shumë liderëve të tjerë të krahut të djathtë, në një letër të hapur që kundërshtonte shumë nga idetë progresive që janë propozuar gjatë dekadave të fundit nga Brukseli.
Pra, teksa shumë nga liderët e Evropës nxituan të urojnë Macron, ata do të jenë plotësisht të vetëdijshëm se kjo ndjenjë anti-BE, anti-perëndimore është ende prezente në Francë.
Për Perëndimin tradicional, mandati i dytë i Macron është një moment lehtësimi i madh, por edhe një moment paralajmërimi. Nëse e djathta ekstreme vazhdon të fitojë, mund të ketë një rezultat shumë të ndryshëm pesë vite më vonë.