BOTA, 25 Prill 2022, 16:56

Suedia dhe Finlanda do të aplikojnë në të njëjtën kohë për t’u anëtarësuar në NATO

Suedia dhe Finlanda do të aplikojnë në të njëjtën

Suedia dhe Finlanda kanë rënë dakord që të aplikojnë për t’iu bashkuar NATO-s në të njëjtën kohë. Lajmin e bën të ditur gazeta suedeze "Expressen". Të dy vendet kanë rënë dakord që të njoftojnë aplikimin e tyre në javën mes 16 dhe 22 majit kur presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö të vizitojë Stokholmin.

Kujtojmë që më herët Rusia i ka paralajmëruar dy shtetet se nëse do të kërkojnë anëtarësim në NATO do të ketë ketë pasoja.

Rusia ka paralajmëruar Suedinë dhe Finlandën përmes kanaleve diplomatike dypalëshe për pasojat e anëtarësimit në NATO. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

“Ne kemi lëshuar të gjitha paralajmërimet tona si publikisht ashtu edhe përmes kanaleve dypalëshe. Suedia dhe Finlanda e dinë për këtë, nuk do të kenë asgjë për t’u habitur, u informuan për gjithçka, se çfarë do të çojë,” deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.