Desktop - General - 1
BOTA, 12 Prill 2022, 16:48

Sulm me armë në një metro të New York-ut, të paktën 16 të plagosur

Sulm me armë në një metro të New York-ut, të
NYC Scoop

Një sulm me armë ka ndodhur në një metro në Brooklyn të New York-ut. 

Të paktën 16 persona janë plagosur, ndër të cilët pesë janë qëlluar me armë. 

Sipas policisë, të shtënat janë dëgjuar në stacionin Sunset Park të Brooklyn, rreth orës 8:30. 

Në vendngjarje janë gjetur edhe pajisje eksplozive të pashpërthyera. 

Agresori nuk është ndaluar ende. Ai përshkruhet si një person që mbante të veshur një jelek portokalli fosforeshent dhe një maskë kundragazi. 

Shtëpia e Bardhë njofton që presidenti Biden, është informuar për ngjarjen. 

Ndërkohë në rrjetin social Twitter, janë publikuar video të shumta nga vendngjarja. 

Kujdes, pamje të rënda!