TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje sot nga Davos për unitetin e Evropës për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror.
Forumi u mblodh vetëm disa orë pas inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump .
“Ne kemi nevojë për një politikë të vetme evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes,” tha Zelensky, duke theksuar se “Evropa duhet të dijë të mbrohet”.
Zelensky gjithashtu vuri në pikëpyetje synimet e presidentit të ri amerikan në lidhje me mbështetjen e tij për NATO-n, të cilën ai e ka kritikuar vazhdimisht, si dhe sigurinë e kontinentit evropian.
“A do t’i kushtojë vëmendje Evropës Presidenti Trump? A e konsideron të nevojshme NATO-n ? Dhe a do t’i respektojë institucionet evropiane?” pyeti Zelensky në fjalimin e tij, duke e përshkruar në të njëjtën kohë SHBA-në si një “aleat të domosdoshëm”.
Ai gjithashtu deklaroi se Uashingtoni kishte deklaruar hapur se prioritetet e tij të sigurisë janë të fokusuara në Lindjen e Mesme dhe rajonin Azi-Paqësor.
Në fillim të janarit, presidenti amerikan kritikoi anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke u kërkuar atyre të rrisin pjesëmarrjen e tyre financiare në mbrojtje në 5% të PBB-së së tyre.
“Evropa meriton të jetë më shumë se thjesht një vëzhgues, me liderët e saj të kufizuar në postimin në platformën X pasi një marrëveshje është përfunduar tashmë”, tha gjithashtu Zelensky.
Presidenti ukrainas gjithashtu i bëri thirrje Evropës që të investojë në dronët ukrainas.
Zelensky tha se Kievi po punon për të organizuar një takim mes tij dhe Donald Trump.
“Ekipet janë duke punuar për të (caktuar) një takim, tani ata janë në atë proces,” tha ai, duke iu referuar përpjekjeve për të caktuar atë takim.
Zelensky mbërriti sot në resortin zviceran për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.