TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Donald Trump, ndërsa nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë, po merr edhe pyetje nga mediat në Zyrën Ovale.
Në mes të nënshkrimit të një dokumenti, një gazetar e pyeti nëse Joe Biden i kishte lënë një letër, siç është traditë për presidentët në largim.
Trump hapi sirtarin e tavolinës për të kërkuar dhe gjeti një zarf adresuar “47”, duke iu referuar si presidenti i 47-të.
Më pas Trump falënderoi gazetarin që bëri pyetjen: “Faleminderit shumë. Ndoshta nuk e kam parë këtë për vite”.
Biseda:
Gazetari: Ju ka lënë Biden ndonjë letër.
Trump: Mund ta ketë lënë… A nuk lihet në tavolinë? Nuk e di. (Hap sirtarin) Oh, falemindërit Petër, mund të kishin kaluar vite pa e parë! Faleminderit
Gazetari: Mund ta lexosh çfarë shkruan jashtë saj
Trump: Ndoshta mund ta lexojmë të gjithë së bashku. Ose, ndoshta duhet ta lexoj përpara dhe më pas të marr një vendim. Petër, shumë faleminderit, mund të mos e kisha parë për muaj të tërë
Gazetari: Shpresoj t’ju ndihmojë në kalimin e stafetës
Trump: Edhe unë i lashë letër, ia lashë në tavolinë.
View this post on Instagram