BOTA, 21 Janar 2025, 10:12

VIDEO/ “Unë kam një djalë shumë të gjatë, keni dëgjuar ndonjëherë për të?”/ Barron “vjedh” ovacionet në inaugurimin e Trump

VIDEO/ “Unë kam një djalë shumë të gjatë,

Djali 18-vjeçar i presidentit Donald Trump, Barron, mori të gjithë vëmendjen gjatë fjalimit të të atit në Capital One Arena në Uashington DC., kur ky i fundit e prezantoi.

“Kam një djalë shumë të gjatë Barron, keni dëgjuar ndonjëherë për të?”, u shpreh Trump, fjali e cila u pasua nga brohoritje të shumta nga turma.

Barron u ngrit në këmbë duke përshëndetur turmën me gjestikulacione që ekzaltuan edhe më shumë të pranishmit.

Trump e vlerësoi djalin e tij si personi që ka thithur edhe votat e të rinjve, që e e afroi më shumë drejt fitores.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)