TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenca e Donald Trump “mund të hapë një epokë të re bashkëpunimi midis Rusisë dhe Perëndimit për të adresuar çështjet globale dhe për të shmangur përshkallëzimin bërthamor”, tha një zyrtar i lartë rus për CNN.
Kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, Kirill Dimitriev, i tha agjencisë së lajmeve se “veprimet e guximshme të Presidentit Trump dëshmojnë se lidershipi vendimtar mund të ndryshojë rrjedhën e historisë – duke zhbllokuar rritjen ekonomike dhe duke i kthyer sfidat globale në mundësi për dialog dhe zgjidhjen e problemeve”.
Dimitriev, një ish-bankier i Goldman Sachs i arsimuar në Ivy League, është një figurë kyçe në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare të qeverisë ruse.
Ai ka qenë një ndërlidhës në bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe ka ndihmuar në ndërtimin e kontakteve të para midis Moskës dhe ekipit të Trump që kur presidenti amerikan fitoi zgjedhjet e tij të para në vitin 2016.
Komentet e tij vijnë në mes të një ndryshimi të dukshëm mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë.
Dje Vladimir Putin shprehu gatishmërinë e tij për të rindërtuar marrëdhëniet me administratën e re amerikane, duke thënë se ai mirëpriti deklaratat e Trump dhe ekipit të tij “duke shprehur dëshirën për të rivendosur kontaktin e drejtpërdrejtë me Rusinë”.
Trump tha të hënën se planifikon të takohet me Putinin sapo të fillojnë bisedimet, një proces që ai tha se tashmë është duke u zhvilluar.
Lavrov: Dëshira e Putinit dhe Trump për të zhvilluar kontakte është e ditur
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke folur për mundësinë e kontakteve mes Moskës dhe Uashingtonit, tha se presidentët e dy vendeve tashmë kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për një gjë të tillë.
“Sa i përket kontakteve: edhe presidenti Putin iu përgjigj pozitivisht pyetjes nëse është gati për kontakte, gjithashtu presidenti Trump më vonë deklaroi se synon të kontaktojë me presidentin e Federatës Ruse në të ardhmen e afërt, kështu që përgjigja ka qenë e ditur për disa kohë”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp të martën.