TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhjetë persona humbën jetën dhe më shumë se 30 mbetën të lënduar pas një zjarri që ra gjatë natës në një hotel, në vendpushimin e skive Kartalkaya në provincën Bolu, në veriperëndim të Turqisë.
“Sot në orën 03.27 ka rënë zjarr në një hotel në resortin e skive Kartalkaya”, “për fat të keq numri i të vdekurve ka arritur në dhjetë dhe numri i të lënduarve në 32”, njoftoi ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya, përmes X.
Zjarri ra në katin e katërt të hotelit 11-katësh dhe zjarrfikësit po punojnë ende për ta shuar atë, tha për transmetuesin shtetëror TRT guvernatori i Bolu-s, Abdulaziz Aydin.
Ai tha se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe autoritetet janë duke kryer hetimet. Gjithashtu shtoi se hotel ndodheshin 234 turistë në momentin që ka rënë zjarri.
#Türkiye’nin önemli turizm merkezlerinden Kartalkaya Kayak Merkezi’nde bir otelde çıkan yangında ilk belirlemelere göre 10 kişi hayatını kaybetti, 32 kişi yaralandı. Otelde 234 kişinin konakladığı öğrenildi. pic.twitter.com/dcg940XACp
— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) January 21, 2025
Bolu’da Kartalkaya Kayak Merkezi’nde bir otelde yangın çıktı
— Anadolu Ajansı (@anadoluajansi) January 21, 2025
▪️ Alevler kısa sürede oteli sardı
▪️ Kent merkezinden ve çevre illerden çok sayıda ekip yangına müdahalede bulundu
▪️ İçişleri Bakanı Yerlikaya, hayatını kaybedenlerin sayısının 10’a yaralı sayısının 32’ye… pic.twitter.com/PnSmRQhwkI