TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje sot për një përgjigje më të fortë ndërkombëtare ndaj asaj që ai e përshkroi si “terror bërthamor” rus pas sulmeve në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë.
Gjatë një bisede telefonike me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Zelensky bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj industrisë bërthamore ruse dhe karburantit bërthamor, shkroi lideri ukrainas në Twitter.
Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës tha më herët se një punëtor ishte plagosur kur forcat ruse sulmuan termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të shtunën në mbrëmje.