TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agjencia kombëtare e lajmeve e Tajvanit, CNA, duke iu referuar Komandës së Mbrojtjes në Tajvan ka raportuar se më shumë dronë fluturues janë parë duke fluturuar mbi ishujt Kinmen të shtunën mbrëma.
Drone të ngjashëm po fluturonin mbi ujërat e kufizuara rreth ishujve edhe të premten. Si kundërpërgjigje, ushtria tajvaneze lëshoi flakë sinjalizuese për të paralajmëruar dronët e paidentifikuar.
“Ushtria e Tajvanit në Kinmen tha se tre drone hynë në ujërat e kufizuar pranë ishullit dhe se ndaj tyre u gjuajt me flakë për t’i paralajmëruar. Kjo është nata e tretë me radhë që Tajvani raporton aktivitete të tilla. Dy herët e para këto veprime u bënë nga dronët kinezë”, thuhet në njoftimin në Tëitter të CNA.