BOTA, 6 Gusht 2022, 23:05

Gjykata e la në “arrest shtëpie”, 40-vjeçari kërkon rikthimin në qeli: Nuk e duroj dot të dashurën e babait

Gjykata e la në “arrest shtëpie”, 40-vjeçari

Një kërkesë e çuditshme i është bërë autoriteteve italiane nga një 40-vjeçar, i cili pasi iu caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”, kërkoi të rikthehej me dëshirë në qeli.

Arsyeja pse ai nuk donte ta vijonte masën e sigurisë në banesë ishte pasi nuk duronte dot të dashurën e babait.

“Jam liruar me arrest shtëpie, ju lutem më ktheni në burg. Nuk e duroj dot më të dashurën e babait tim”, deklaroi ai.

Karabinierët ia kanë pranuar kërkesën, por të nesërmen gjyqtari hetues duke vërtetuar arrestimin  e liroi dhe e ktheu në shtëpinë nga e cila ishte “arratisur”.

Protagonist i kësaj historie është një 40 vjeçar nga Torino me precedentë të  kriminalë pas tij.

Që nga marsi i kaluar, burri ishte duke vuajtur një dënim kumulativ prej një viti e një muaji. Gjykata Mbikëqyrëse i kishte caktuar masën e paraburgimit në shtëpi, ndaj ai u kthye të jetonte nën të njëjtën banesë me të atin dhe partneren e re të babait. Në fillim gjithçka shkoi mirë, por më pas do të lindnin probleme.

Në këto kushte për të mos jetuar me “njerkën”, 40-vjeçari zgjodhi të rikthehej në qeli, gjë e cila iu refuzua nga gjyqtari.