TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Koordinatorja Humanitare e Kombeve të Bashkuara në territoret e pushtuara palestineze, Lynn Hastings, ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit dhe dhunës në Rripin e Gazës në mes të sulmeve ajrore izraelite në territorin palestinez.
Në një deklaratë për mediat Hastings tha se situata humanitare e Gazës “është e rëndë dhe mund të përkeqësohet”
“Armiqësitë duhet të ndalen për të shmangur më shumë vdekje dhe lëndime të civilëve në Gaza dhe Izrael”, shtoi ajo.
Koordinatorja përsëriti apelin e OKB-së për të gjitha palët “për një de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe ndalim të dhunës për të shmangur pasojat shkatërruese, veçanërisht për civilët”.
Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës të premten si përgjigje ndaj kërcënimit të grupit të Xhihadit Islamik.
Sulmet erdhën në mes të tensioneve në rritje në territoret palestineze që nga e hëna, kur forcat izraelite arrestuan Bassam al-Saadi, një udhëheqës i lartë i Xhihadit Islamik, në një bastisje në qytetin e pushtuar të Jeninit në Bregun Perëndimor.
Të paktën 29 palestinezë janë vrarë dhe mbi 250 të tjerë janë plagosur në ofensivën izraelite.