BOTA, 11 Mars 2022, 15:34

Edhe një tjetër gjeneral rus i vrarë nga ushtria ukrainase

Edhe një tjetër gjeneral rus i vrarë nga ushtria ukrainase

Ushtria ukrainase ka deklaruar se ka vrarë një gjeneral  të lartë rus. BBC shkruan se gjenerali i lartë Andrei Kolesnikov ishte komandant i ushtrisë së 29-të të grupit ushtarak lindor të Rusisë, sipas Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.

Megjithatë rrethanat e vdekjes së gjeneralit rus nuk dihen ende, ndërsa nga pala ruse nuk ka ende një koment në lidhje me ngjarjen.

Të paktën dy gjeneralë të tjerë të së njëjtit nivel thuhet se janë vrarë që nga fillimi i luftës, e cila nisi më 24 shkurt të këtij viti, kur ushtria ruse hyri në territorin ukrainas.

Sot konflikti Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 16-të të luftimeve, ndërsa bota vazhdon përpjekjet e saj për të zgjidhur krizën në Ukrainë.