BOTA, 18 Dhjetor 2022, 20:33

Sulmet hakmarrëse nga forcat ukrainase në Belgorod të Rusisë, rëndohet bilanci, raportohet për një viktimë dhe shtatë të plagosur

Sulmet hakmarrëse nga forcat ukrainase në Belgorod të

Pas sulmit në Belgorod të Rusisë nga forcat ukrainase, guvernatori i qytetit, Vyacheslav Gladkov, ka raportuar se ka humbur jetën 1 qytetar, ndërsa 8 të tjerë janë plagosur.

“Një person ka vdekur, 8 janë plagosur, nga ku 7 prej tyre janë në spital, ndërsa njëri prej tyre është në terapi intensive. Po u ofrohet gjithë ndihma e nevojshme mjekësore”, ka shkruar guvernatori Gladkov në Telegram.

Në lidhje me dëmet materiale, ai u shpreh se janë goditur 14 ndërtesa dhe disa makina.

Kujtojmë që Belgorodi është goditur nga forcat e Zelensky-t edhe më 15 nëntor, ku humbën jetën 2 persona.

Gladkov u shpreh se pas sulmeve ukrainase, qyteti ka pësuar dëmtime në një linjë elektrike.