BOTA, 18 Dhjetor 2022, 12:43

Vdekja misterioze e çiftit multimiliarder 5 vite më parë, familja ofron 35 mln dollarë shpërblim për “kokën” e vrasësit

Vdekja misterioze e çiftit multimiliarder 5 vite më parë,
Barry dhe Honey Sherman

Vdekja e miliarderëve kanadezë, Barry dhe Honey Sherman është e mbuluar me mister. Më 15 dhjetor 2017, trupat e pajetë u gjetën në rezidencën e çiftit në Toronto rreth mesditës, pranë pishinës së tyre të brendshme në bodrum.
“Barry Sherman, 75 vjeç dhe gruaja e tij, Honey, 70 vjeçe, ishin gjysmë të ulur krah për krah, me rripa të vendosur në qafë të lidhur në parmakët e pishinës së brendshme. Asnjë nga miqtë apo bashkëpunëtorët e tyre të biznesit nuk kishte dëgjuar prej tyre për rreth dy ditë dhe nuk kishte shenja të hyrjes me forcë në shtëpi.”-kishte deklaruar policia kanadeze, raporton A2CNN.
Historia bëri bujë përtej komunitetit të tyre në Toronto. Teori të ndryshme dolën se kush mund të kishte dashur të vriste themeluesin e gjigantit kanadez të ilaçeve Apotex dhe gruan e tij filantropike, një nga çiftet më të pasur të Kanadasë.
Por pesë vjet më vonë, asnjë arrestim nuk është bërë. Në përvjetorin e vrasjeve, djali i Shermans ofroi një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për këdo që jepte informacion mbi vrasësin. Shpërblimi tani është 35 milionë dollarë.
“Kjo javë shënon pesë vjetorin e vrasjes së prindërve të mi. Çdo ditë që atëherë ka qenë një makth. Unë kam dhimbje, humbje dhe pikëllim dhe këto ndjenja vetëm sa përzihen vazhdimisht”-tha Jonathon Sherman në një deklaratë për CBC News.
Fillimisht, pati spekulime se Shermans vranë veten. Por autopsia tregoi se ata ishin mbytur.

Barry Sherman themeloi Apotex në 1974 dhe e zgjeroi atë në një kompani farmaceutike globale që ka dhuruar mbi 50 milionë dollarë për bamirësi.
Pasuria e Shermans, investimet e mëdha dhe puna filantropike i bënë ata të kryqëzoheshin me biznesin dhe elitat politike të Kanadasë. Në funeralin e tyre morën pjesë mijëra njerëz, duke përfshirë kryeministrin Justin Trudeau. Gjatë ceremonisë, Jonathon Sherman, i rrethuar nga tre motrat e tij hodhi poshtë spekulimet se prindërit e tyre u vetëvranë.
“Prindërit tanë nuk lanë askënd pas. Ata na u morën. Ishit si brava me çelësin. Por së bashku, ju e hapët botën për veten tuaj, për ne dhe për shumë të tjerë”-tha djali i viktimave.