TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën shtatë policë janë vrarë në një sulm me bombë dhe me armë në veri të Irakut.
Sulmi ndodhi pranë qytetit të pasur me naftë të Kirkukut, rreth 293 km nga Bagdadi të dielën.
Të mërkurën, një bombë në anë të rrugës vrau tre ushtarë irakianë pranë Bagdadit.
Shënjestër e sulmit me bombë ishte një kamion që transportonte efektivë pranë fshatit Chalal al-Matar, thanë zyrtarët për AFP.
Shpërthimi u pasua nga “një sulm me armë”.
“Një nga sulmuesit është vrarë dhe po kërkojmë të tjerët”, shtoi zyrtari, duke thënë se në sulm u plagosën edhe dy policë.