BOTA, 18 Dhjetor 2022, 20:29

Moska nis përgatitjet për ofensiva të reja ndaj Ukrainës, Putini takohet me shefat e ushtrisë. Ja plani i tyre

Moska nis përgatitjet për ofensiva të reja ndaj Ukrainës,

Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me shefat e ushtrisë kur është raportuar se po planifikon serinë e sulmeve në Ukrainë. Kremlini ka raportuar se presidenti rus nga e premtja ka qëndruar në bazën e “operacionit special ushtarak”. Putini është parë përkrah ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefit të forcave të armatosura, Valeriy Gerasimov.

Takimi i Putinit me udhëheqësit ushtarakë është mbajtur teksa zyrtarët ukrainas kanë thënë se Moska është duke u përgatitur për ofensivën e re, e cila do të nisë pas disa humbjeve të njëpasnjëshme në frontin e luftës.

Forcat ukrainase kanë bërë një sërë përparimesh të mëdha në muajt e fundit, duke përfshirë rimarrjen e Khersonit, i vetmi qytet i madh i kapur nga forcat ruse deri më tani.

Prania e gjeneralit Gerasimov i jep fund zërave që qarkullojnë në internet se ishte shkarkuar nga posti i tij. 67-vjeçari është vënë në shënjestër të kritikave intensive nga komentuesit, të cilët e kanë akuzuar se është tepër i kujdesshëm.