TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vijon të rritet bilanci i viktimave nga sulmet e Hamas në Izrael.
Më shumë se 600 izraelitë janë vrarë, që prej nisjes së sulmeve të Hamas të shtunën, sipas zyrës së shtypit të qeverisë izraelite.
Gjithashtu mbi njëqind persona janë rrëmbyer dhe ka mbi dy mijë të plagosur.
Nga ana tjetër, në Gaza janë vrarë të paktën 313 persona, si pasojë e goditjeve ajrore të Izraelit.
Situata vijon të jetë mjaft e tensionuar, ndërkohë që kryeministri Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij është në luftë.