TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Patrullat e policisë kanë rritur prezencën e tyre në të gjithë Londrën, pas publikimit të videove ne rrjetet sociale, të atyre që duket se po festonin sulmin e Hamas ndaj Izraelit, duke valëvitur flamuj të Palestinës dhe duke i rënë borisë në rrugët e Londrës.
Ministrja e Brendshme, Suella Braverman, ka thënë se policia do të "përdorë fuqinë e plotë të ligjit" kundër shfaqjeve të mbështetjes ndaj Hamas.
Metropolitan Police tha se do të ketë një prezencë të dukshme për të siguruar qetësi në komunitete.
Ditën e shtunë, militantët palestinezë ndërmorën një sulm të gjerë në Izrael nga Gaza, duke shkaktuar qindra viktima dhe duke rrëmbyer ndër të tjera edhe civilë.
Duke postuar në X, ministrja Braverman tha: "Gjithmonë kur Izraeli sulmohet, islamistët dhe racistë të tjerë përdorin masat e mbrojtjes së Izraelit si pretekst për të nxitur urrejtje kundër hebrenjve britanikë. Dje bisedova me CST—UK për të siguruar që Qeveria të bëjë gjithçka është e nevojshme për mbrojtjen e komuniteteve tona hebreje. Duhet të ketë tolerancë zero për antisemitizmin ose glorifikimin e terrorizmit në rrugët e Britanisë."
Gjithashtu ministri për emigracionin, Robert Jenrick, e nxiti policinë të rrisë patrullimin, duke pretenduar se ka njerëz që po "glorifikojnë aktivitetin terrorist të Hamas".