BOTA, 27 Nëntor 2023, 20:08

Rumania nuk e njeh Kosovën, Lajçak lëvdata ministres së Jashtme: Bravo për angazhimin në Ballkan!

Rumania nuk e njeh Kosovën, Lajçak lëvdata ministres së

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se ka pasur “një diskutim të rëndësishëm dhe të dobishëm rreth gjendjes së dialogut” me ministren e Jashtme të Rumanisë, Luminita Odebescu.

Edhe pse Rumania është një shtet që ende nuk e njeh Kosovën, ai e falënderoi atë për angazhimin aktiv në Ballkanin Perëndimor.Nga ana e saj, Odobescu, vendi i së cilës vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, tha se i ka ofruar mbështetje Lajçakut në ndërmjetësimin e tij në dialog.

“Ritheksova të Rumanisë mbështetjen e plotë për përpjekjet e tij për të përmirësuar dialogun e udhëhequr Beograd-Prishtinë, është esenciale për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ajo