BOTA, 20 Mars 2025, 19:42

Erdogan flet pas reagimeve ndaj arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit: Opozitë hipokrite, nuk kemi kohë për të humbur me shfaqjet e tyre

Erdogan flet pas reagimeve ndaj arrestimit të kryebashkiakut të

“Përpjekjet e opozitës për të portretizuar konfliktet e saj të brendshme apo problemet e saj me ligjin si çështjen më të rëndësishme të vendit janë kulmi i hipokrizisë”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i bëri këto komente pasi kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, një figurë e shquar e opozitës dhe rivali i tij kryesor, u arrestua të mërkurën me akuza përfshirë korrupsionin dhe ndihmën ndaj terrorizmit.

Arrestimi shkaktoi protesta të forta në të gjithë vendin.  “Nuk kemi kohë për shfaqje opozitare, as në nivel personal, as në nivel partiak apo aleance”, shtoi kreu turk.

“Media dhe partia opozitare nuk janë në gjendje t’i përgjigjen akuzave të bëra nga drejtësia, si për çështjen e diplomës, ashtu edhe për çështjen e korrupsionit”, shtoi lideri turk, duke iu referuar akuzave ndaj Imamoglut dhe faktit se një ditë para arrestimit, Universiteti i Stambollit kishte anuluar certifikatën e diplomës së kryetarit të Stambollit, duke e konsideruar atë të rreme.