BOTA, 19 Mars 2025, 21:32

Tesla del nga rruga dhe merr para këmbësorët në trotuar, 7 të plagosur në Londër

Tesla del nga rruga dhe merr para këmbësorët në trotuar, 7

Shtatë persona janë plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital pasi një makinë Tesla kaloi trotuarin dhe është përplasur me grupin e këmbësorëve në Londër.

Pamjet tregojnë pasojat e përplasjes teksa makina e bardhë e prishur shihet jashtë një dyqani Sainsbury dhe këmbësorët shihen të shtrirë në trotuar. 

Copa mbeturinash të zeza janë shpërndarë gjithashtu në kryqëzimin e Mile End Road dhe Harford Street në Stepney Green, në lindje të Londrës ku ndodhi përplasja të dielën pasdite.