BOTA, 21 Tetor 2024, 18:10

E veja e Alexei Navalnyt premton: Do të kthehem në Rusi dhe do të kandidoj për presidente, por pas ikjes së Putinit

E veja e Alexei Navalnyt premton: Do të kthehem në Rusi dhe do të

Yulia Navalnaya, aktivistja ruse dhe e veja e liderit të ndjerë të opozitës në Rusi, Alexei Navalny, ka thënë se planifikon të kthehet në Rusi dhe të kandidojë për presidente “kur të jetë koha e duhur”.

Në një intervistë me BBC-në Navalnaya njoftoi, “qëllimi im është të sjell ndryshim në vend. Nëse kthehem në Rusi, do të kandidoj për presidente”.

Megjithatë, ajo tha se planet e saj mund të duhet të presin derisa të përfundojë epoka e Putinit.

E pyetur nëse ajo mund ta shihte veten duke u kthyer në vendin e saj të lindjes së shpejti, Navalnaya u përgjigj, “ndërsa Putini është në pushtet, me siguri jo … për fat të keq”.

Navalny vdiq në shkurt në një koloni penale ruse arktike në rajonin Yamalo-Nenets. Vdekja e tij në duart e autoriteteve ruse u prit me protestë dhe dënim ndërkombëtar. Presidenti i SHBA Joe Biden tha se nuk kishte “asnjë dyshim” se Putini ishte fajtor, një pretendim që Kremlini e mohon.

Për muaj të tërë pas vdekjes së tij, asnjë pasardhës i dukshëm si zë i opozitës nuk është shfaqur dhe aktivistët anti-qeveritar jashtë Rusisë janë rrënuar nga grindjet e brendshme.